Banorët e Astrit pranojnë të shpërngulen në banesat sociale

schedule20:51 - 26 Nëntor, 2018

schedule 20:51 - 26 Nëntor, 2018

Mbrëmjen e së hënës nisi prishja e ndërtimeve që preken nga zgjerimi i Unazës së Re në zonën e Astririt. Kryebashkiaku Erion Veliaj shprehu mirënjohje për dy familjet që pranuan të lirojnë banesat për t’u zhvendosën në banesat sociale të vëna në dispozicion nga Bashkia.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi mbrëmjen e së hënës nisjen e prishjes së ndërtimeve që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Re në segmentin nga mbikalimi tek Pallati me Shigjeta deri tek Dogana. Aksioni i shembjes startoi me banesat e dy familjeve, të cilat i liruan për t’u zhvendosur në shtëpitë sociale të vëna në dispozicion nga Bashkia. Kryebashkiaku Veliaj shprehu mirenjohje për dy familjet.

“Mirënjohje 2 familjeve të para që pranuan sonte prishjen e 2 banesave pa leje në Unazën e Re në shkëmbim të banesave sociale. Më mirë për ato të 2-ja e më mirë për 200 mijë shoferë që do kenë Unazën. Një qytet që s’ka të humbur e që s’e lejon politikën të përdorë! Forca!”, shkruan kryebashkiaku.

Gjatë paradites Veliaj inspektoi një nga banesat sociale ku do të sistemohen familjet që preken nga gjurma e Unazës së Madhe e që s’kanë dokumente pronësie për banesat e tyre. Ai u bëri thirrje banorëve të aplikojnë pranë njësive të tyre administrative.

“Në kohë rekord janë bërë gati apartamentet, janë blerë duke nisur nga frigoriferët, tek televizorët, tek çdo nevojë bazë që ka një familje. Ajo që kam parë është që këto kushte këtu janë në fakt disa herë më të mira se sa shtëpitë që po lënë, shtëpiza pa leje, barraka pa leje, ndërkohë marrin sot një ofertë shumë më të mirë se sa ajo që lanë. Fillimisht, kjo rezervohet për të gjithë familjet që kanë aplikuar në Bashkinë e Tiranës dhe nuk kanë asnjë dokument, ndërkohë që të tjerët do marrin shpronësimin. Ftesa ime është, sipas njësive 6, 7 apo Kasharit, apo 11 aplikoni për banesa sociale”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!