Ministri i brendshëm Italian Mateo Salvini i hipi vetë një rruspe që prishi vilën e një klani mafioz, e ndërtuar në mënyrë të paligjshme në Romë. Qytetarët duan ligjshmëri, respektim rregullash e siguri dhe i takon ministrit të brendshëm të bëjë detyrën, tha ai.
Ministri i brendshëm i Italisë Mateo Salvini e nisi personalisht shkatërrimin e një vile luksoze të ndërtuar në mënyrë të paligjshme në Romë nga një prej përfaqësuesve më të njohur të Klanit mafioz Kazamonika. Salvini, lideri i Legës, që mban edhe postin e zëvendëskryeministrit, i hipi vetë rruspës së ushtrisë dhe pozoi para mediave me helmetën mbrojtëse në kokë, para se ushtarakët të nisnin shkatërrimin e vilës, territori i së cilës do i rikthehet komunitetit si park publik.
Ministri i Brendshëm shpjegoi vlerën simbolike të gjestit të tij. Sipas tij qytetarët duan ligjshmëri, respektim rregullash dhe siguri dhe i takon ministrit të brendshëm të bëjë detyrën për këtë. Nuk është gjest për të dalë në foto e para mediave, por një politikë e cila po përmirëson jetën e shumë lagjeve italiane. E kemi nisur vite më parë e nuk do ndalemi kurrë, deklaroi kreu i rajonit të Lacios, i pranishëm Nikola Xingareti.
Duke folur në këtë event, Salvini premtoi se do i përndjekë kriminelët lagje më lagje, rrugë më rrugë, vilë më vilë e dyqan më dyqan. “Më kanë thënë se do më vrasin, por nëse mendojnë se mund të më trembin, kanë gjetur personin e gabuar, tha Salvini.E kam për nder që I dhashë goditjen e parë prishjes së një vile që iu konfiskua familjes Kazamonika, shtoi ai. /abcnews.al

