Arratisja e dështuar e Pjetrit dhe Çekajt, procedohen 6 policë të burgut nr.313

schedule15:55 - 11 Gusht, 2021

schedule 15:55 - 11 Gusht, 2021

Fatmir Pjetri dhe Arbër Çekaj dështuan në tentativën e tyre për t’u arratisur nga burgu nr.313 në Tiranë pasi i pikasën nga një punonjës policie, i cili u përlesh me ta për t’i penguar deri sa erdhën kolegët e tjerë.

Çekaj dhe Pjetri tentuan të arratiseshin me një litar të stisur dhe një çengel që do të mundësonte zbritjen e tyre nga muri i lartë i burgut në drejtim të rrugës për të fituar më pas lirinë. Pikërisht në lidhje me këtë, prokuroria ka nisur një procedim për veprën penale “Shpërdorim detyre” për gjashtë punonjës policie të burgjeve, të cilët sipas saj nuk kanë mundur të gjejnë litarin dhe çengelin e përdorur nga Fatmir Pjetri në tentativën për t’u arratisur.

Lexo edhe: Preu damarët flet Çepele: Nuk kam lidhje me arratisjen, isha i rënduar psikologjikisht

Në dosjen e siguruar nga abcneës.al, prokuroria thekson se Pjetri i kishte futur litarin dhe çengelin në një çantë të kuqe, të cilën e mbajti pranë për disa metra në korridorin e ajrimit. Pikërisht për këtë moment, prokuroria i kërkon llogari policëve që nuk e panë të burgosurin me çantën në dorë.

Krahas kësaj, policët G.RR; S.Sh; B.M; O.M; R.M dhe E.P (emra të njohur për redaksinë) duhet të duhet të japin llogarie dhe përse nuk kanë kryer kontrolle në qelinë e Pjetrit për sende të jashtëligjshme që do të çonin edhe në zbulimin e litarit dhe çengelit.

Çekaj mohoi sot se donte të arratisej përmes një letre drejtuar gjykatës duke thënë se nëse do të donte diçka të tillë, policia nuk do të mund ta kishte ndaluar. /abcnews.al