Largimi i mbrojtësit Milic, Kukësi me deklaratë: Ju tregojmë të vërtetën!

schedule13:59 - 11 Gusht, 2021

schedule 13:59 - 11 Gusht, 2021

Aleksandar Milic është rikthyer në Mal të Zi, ku ka firmosur me Petrovac. Lajmi u raportua nga mediat në vendin fqinj, ndërkohë që kanë reaguar edhe te Kukësi. Verilindorët sqarojnë arsyet e largimit të mbrojtësit të djathtë dhe mes të tjerash kërkojnë seriozitet nga mediat në mënyrën se si i raportojnë lajmet.

“Futboll Klub Kukësi njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me mbrojtësin malazez, Aleksandar Milic. Klubi i Kukësit dhe mbrojtësi 22-vjeçar, kane gjetur gjuhën e përbashkët për prishjen e kontratës, megjithëse ishte firmosur pak javë më parë.

Numri i lartë i futbollistëve të huaj në skuadër ishte një nga arsyet për të cilat klubi nisi diskutimet me futbollistin për të gjetur gjuhën e përbashkët.

Fillimisht klubi i dha mundësinë futbollistit të bashkohet me një tjetër ekip në forme huazimi, për të marrë minutat e nevojshme por edhe për t’u ambientuar, por futbollisti nuk e ka pranuar huazimin dhe në këtë mënyrë u vendos për të ndërprerë bashkëpunimin.

Futboll Klub Kukësi e falënderon Milic dhe i uron suksese në të ardhmen”, shkruhet mes të tjerash në deklaratën e shpërndarë për mediat nga klubi verilindor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!