Ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra nga flakët e zjarrit edhe Tatiana Haxhiaj. Ajo është bashkëshortja e Andrea Haxhiajt.
Ky i fundit humbi jetën tragjikisht për shkak të flakëve të rëna pranë shtëpisë së tij në fshatin “Asim Zeneli” një javë më parë në Gjirokastër, ndërsa ishte duke tentuar fikjen e tyre me bashkëshorten.
Tatiana pësoi djegie në 75 për qind të trupit duke u shtruar urgjentisht në QSUT, ku nuk ka mundur t’ia dalë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.
Vendi u përfshi nga një numër i madh vatrash zjarri gjatë javëve të fundit ku ajo e Gjirokastrës nuk ishte një ndër më të rrezikshmet, megjithat për fat të keq shkaktoi dy viktima. /abcnews.al