Hauge: Krenar vesha fanellën kuqezi, sa keq që nuk shijova “San Siron” plot

schedule18:18 - 10 Gusht, 2021

schedule 18:18 - 10 Gusht, 2021

Vetëm një sezon zgjati aventura e Jens Petter Hauge te Milani. Sulmuesi i majtë realizoi pesë gola me kuqezinjtë e Stefano Piolit, teksa sezonin e ardhshëm do e shohim në Bundesliga. Eintracht Frankfurt bindi Milanin ta marrë në huazim.

Klubi gjerman ka të drejtën e blerjes së plotë të kartonit të 21-vjeçarit norvegjez verën e ardhshme për shumën e 12 milion eurove. Hauge është ndarë me kuqezinjtë me anë të një postimi në Instagram, ku ndër të tjera shkruan:

Përshëndetje të gjithë kuqezinjve. Dua të falënderoj të gjithë personat që para fatin t’i njoh gjatë qëndrimit tim te Milani. Që prej ditës së parë më keni trajtuar si njërin prej jush. Ndihem kaq krenar që kam veshur fanellën e Milanit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jens Petter Hauge (@jenspetterhauge)

Kam njohur shumë njerëz fantastikë, të cilët do të mbeten miqtë e mi edhe pse nuk do të luaj më me Milanin. Dua të falënderoj edhe tifozët, keni qenë shumë të rëndësishëm për mua. Më keni mbështetur deri në fund, e vlerësoj realisht këtë gjë.

Doja të luaja në një ‘San Siro’ të mbushur plot, por do të ndodhë një herë tjetër. Faleimderit edhe njëherë për të gjithë mesazhet që më keni dërguar“, përfundoi talenti norvegjez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!