Radja Nainggolan dhe Interi kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të ndërprerë kontratën, që përfundonte verën e ardhshme. mesfushori sot ka qenë në zyrat e klubit zikaltër.
Ai ka pasur një takim me drejtuesit e kampionëve të Italisë dhe, sipas asaj që raporton Gianluca Di Marzio, ka arritur marrëveshjen për prishjen e kontratës.
Nainggolan do të marrë nga Interi gjysmën e pagës dhe kështu kalimi te Cagliari bëhet më i lehtë me parametra zero. Pritet që së shpejti Interi edhe të dalë me komunikatë për mesfushorin. /abcnews.al