Arrestohet biznesmeni në Tiranë, ngriti skemë mashtrimit me TVSH-në

schedule15:02 - 10 Gusht, 2021

schedule 15:02 - 10 Gusht, 2021

Policia ka arrestuar biznesmenin Gëzim Culaj, ndaj të cilit rëndon një dënim me tre vite burg nga Gjykata e Tiranës. Culaj akuzohet se ka krijuar një skemë mashtrimi me TVSH-në duke i shkaktuar dhjetra milionë lekë arkës së shtetit.

“Specialistët e Seksionit Ekonomik dhe Financiar bënë ekzekutimin e urdherit të Prokurorit, për shtetasin në kërkim Gëzim Culaj, 31 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka denuar me 3 vjet burg, për vepren penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, bën me dije policia.

Culaj njihet si biznesmen në fushën e fasonëve dhe shënies me qira të ambienteve të ndryshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!