Të shtëna me armë zjarri raportohen në zonën e Thethit në Shkodër. Burime nga policia bëjnë me dije se një 23-vjeçar, i identifikuar si Paulin Harusha, është paraqitur për ndihmë mjekësore në qendrën shëndetësore të Thethit.
Sipas uniformave blu në rrethana ende të paqarta, i riu duke lëvizur me automjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë, dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë.
Njoftimi i policisë:
Në qendrën shëndetësore të Thethit është paraqitur për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi P. H., 23 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta, duke qarkulluar me mjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë, dyshohet se është plagosur me armë zjarri.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
g.v/abcnews.al