Edin Dzeko është shumë afër transferimit tek Interi. Roma ka nevojë për një zëvendësues të boshnjakut dhe Jose Mourinho ka hedhur sytë nga Chelsea, ish-skuadra e tij.
I preferuari i “Special One” është Tammy Abraham. Atalanta tentoi sulmuesin anglez, por opsioni i kalimit tek ekipi bergamask ka rënë si pistë.
Abraham kërkon të ndryshojë ambient dhe është gati për të nisur një aventurë të re në karrierë. 23-vjeçari luajti pak sezonin e kaluar me kampionët e Evropës.
Në sezonin e ri do e ketë edhe më të vështirë duke llogaritur ardhjen e Romelu Lukakut. Për Abraham ka interesim edhe nga Arsenali.
Chelsea ia ka lënë zgjedhjen finale lojtarit; nëse do të qëndrojë në Londër apo do transferohet në Serie A nën urdhrat e Jose Mourinhos. /abcnews.al