Dani Alves ka reaguar pas ceremonisë së lamtumirës së Leo Messit nga Barcelona. Braziliani ka fituar 43 trofe gjatë karrierës së tij, si askush tjetër në botën e futbollit.
Me “pleshtin” kaloi 8 vite të mrekullueshme (2008-2016). 38-vjeçari nuk e ka fshehur kurrë admirimin e madh për yllin argjentinas, për të cilin zgjedh këto fjalë në postimin e kryer në rrjetet sociale:
View this post on Instagram
“Je më i madhi i të mëdhenjve. Pas të dashurës time, ke qenë partneri im më i mirë. Faleminderit për gjithçka dhe për ne, faleminderit që ndave kaq shumë dhe faleminderit që më lejove të isha pjesë e historisë tënde“. /abcnews.al