Zyrtare: Odise Roshi në Turqi, firmos me Bolusporin e Selmanit dhe Bregut

schedule15:13 - 9 Gusht, 2021

schedule 15:13 - 9 Gusht, 2021

Boluspor ka goditur, duke nënshkruar me Odise Roshin një kontratë 1+1 dhe pret shumë prej fierakut që u bashkohet shqiptarëve të tjerë, Gentian Selmani dhe Dejvi Bregu.

Klubi i ligës së dytë turke ka dalë me komunikatë dhe Roshi ka bërë edhe fotot me fanellën e klubit të ri që do të përfaqësojë.

Kjo është hera e parë për Roshin që luan në Turqi, pasi fillimisht ka provuar të aktivizohet në Gjermani me Koln dhe FSV Franfkurt.

Anësori i djathtë ka mbrojtur edhe ngjyrat e Rijeka në Kroaci, Akhmat Grozny në Rusi dhe së fundmi të Diosgyori VTK në Hungari. /abcnews.al