Southampton kërkon të afrojë një sulmues dhe një ditë më parë në qendër të vëmendjes ishte Armando Broja, sulmuesi i Shqipërisë që kërkohet edhe nga Udinese në Serie A.
Futbollisti nga Malësia e Madhe është nën kontratë me Chelsea, që kërkon ta huazojë sërish Brojën. Kështu ai do të kishte hapësira të luante dhe të rritej, sikurse sezonin e shkuar me Vitesse në Holandë.
Southampton agree a fee with Blackburn for striker Adam Armstrong. Newcastle to net 40% of the profit from their £1.8m sale three years ago. Personal terms not expected to be a problem.
— Keith Downie (@SkySports_Keith) August 9, 2021
Pista Southampton duket se po bie, pasi “Shenjtorët: raportohet nga Sky Sports News se ka arritur marrëveshjen me Blackburn për transferimin e Adam Armstrong.
Vjet 24-vjeçari, i cili ka qenë pjesë e moshave të Anglisë që kanë fituar Europianin e 17 vjeçarëve, ka shënuar 28 gola në Championship dhe Southampton beson se mund t’u bëjë punë. /abcnews.al

