Ish -Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka festuar të shtunën 60 -vjetorin e lindjes në vendpushimin e njohur Martha Vineyard në Masaçusets.
Edhe pse kishte njoftuar më parë anulimin e festës, pas kritikave që mori për përhapjen e mutacionit “Delta”, duket se ajo u zhvillua dhe madje me numrin ekstrem prej 400 të ftuarish.
Në videot dhe fotot e postuara në llogarinë e saj në Instagram nga këngëtarja 50 -vjeçare Erika Bandou një nga të ftuaruat, Obama shihet me një mikrofon në dorën e tij në qendër të skenës me turmën e mbledhur rreth tij dhe kërcen.
Obama tha se do të bënte një festë të vogël me të afërmit, por duket se nuk e ka mbajtur fjalën dhe ka ftuar qindra njerëz. g.v/abcnews.al