Mes falënderimeve e pengjeve, Messi bën një premtim: Do kthehem një ditë

schedule18:55 - 8 Gusht, 2021

schedule 18:55 - 8 Gusht, 2021

Pasi foli gjatë, u përlot dhe i emocionoi të gjithë në konferencën e lamtumirës nga Barcelona, Leo Messi ka reaguar edhe me një postim në rrjetet sociale, aty ku shkruan:

Do doja të largohesha në një tjetër mënyrë, por një lamtumirë nuk mund të jetë kurrë e bukur. Doja me gjithë zemër të qëndroja këtu, bëra gjithçka, por nuk ishte e thënë.

Kam vetëm fjalë falënderuese për çdokënd që ka qenë me mua në gjithë këto vite në klub. Falënderoj edhe tifozët, më kanë mbushur plot dashuri, teksa kam tentuar edhe unë t’ua kthej mbrapsht në të njëjtën mënyrë.

Kam dhënë gjithçka nga vetja për këtë fanellë. Po largohem, por kjo nuk është një lamtumirë, shihemi më vonë“, shkruan ylli i futbollit botëror. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!