Edhe pse dëshira për ta mbajtur në skuadër është e madhe, Tottenham nuk ka hequr dorë nga shitja e Harry Kane, me kapitenin që shpreson të transferohet te Manchester City.
Kampionët e Anglisë ofruan 120 milion paund për kartonin e një prej sulmuesve më të mirë në botë, por presidenti i Spurs ka rezistuar deri tani.
Star on Sunday shkruan se drejtuesit e klubit londinez kërkojnë 140 milion paund (rreth 163 milion euro) për të lejuar kalimin e 28-vjeçarit tek ekipi i Pep Guardiolës.
Për të paguar më pak para të thata, “Cityzens” janë gati të përfshijnë në këtë operacion portugezin Bernard Silva, i cili pëlqehet nga trajneri Nuno Espirito Santo.
Edhe Gabriel Jesus ishte një opsion, por sulmuesi brazilian nuk pranon transferimin në një ekip që nuk luan në Champions League. /abcnews.al