Miqësorja Tottenham-Arsenal është mbyllur me fitoren 1-0 për ekipin e Nuno Espirito Santo.
Sezoni i ri i Premier League fillon më 13 gusht dhe skuadrat po zhvillojnë përgatitjet e fundit.
Sot u luajt derbi i Londrës në stadiumin “Tottenham Hotspur Stadium”. Pjesa e parë nuk prodhoi gola.
Fraksioni i dytë i ndeshjes ishte më i bukur dhe më i luftuar. Tottenham gjeti golin e fitores në minutën e 79-të.
Japhet Tanganga insistoi në krahun e djathtë, dhuroi një asist për Son Heung-Min dhe ylli aziatik realizoi një gol të bukur.
Fitore morali për Tottenham, që luan takimin e parë në kampionat kundër Manchester City, ndërsa “Topçinjtë” me Brentford. /abcnews.al