Kryeministri i Kosovës Haradinaj në konferencën e NATO-s

schedule10:29 - 14 Nëntor, 2017

schedule 10:29 - 14 Nëntor, 2017

Ramush Haradinaj kryeministri i Kosovës, në fjalën e mbajtur në konferencën e NATO-s u shpreh se vendi meriton ushtrinë e tij si dhe anëtarësimin në organizatën euroatlantike

Kryeministri Ramush Haradinaj në fjalën e tij para konferencës së NATO-s u shpreh se Kosova si partnere e kësaj organizate meriton të ketë Ushtrinë e saj. Në këtë mënyrë vendi do të mund ta ndihmonte NATO-n në procesin e saj drejt sigurisë rajonale. Ndër të tjera Haradinaj shtoi se po bëhen të gjitha përpjekjet për krijimin e ushtrisë dhe brenda vitit 2020, do të arrihet dhe anëtarësimi në NATO. Haradinaj tha se shtetet rajonale aktualisht po përballen me sfida të ndryshme, duke theksuar ndërhyrjen e Rusisë në Ballkan, ekstremizmin, krimin e organizuar, rrezikun kibernetik, rreziqet sociale-ekonomike, por NATO ndihmon në këtë drejtim. Për këtë arsye Kosovës duhet t`i lejohet që me Ushtrinë e saj të bashkëpunojë me NATO-n në këtë drejtim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!