Temperaturat 40 °C, pala greke torturon shqiptarët në Kakavije: Radha shkon 4 km

schedule14:58 - 8 Gusht, 2021

schedule 14:58 - 8 Gusht, 2021

Radha e automjeteve që presin të kalojnë në pikën kufitare të Kakavijës shtrihet përgjatë 4 kilometrave.

Në këto ditë të nxehta gushti, qytetarët po detyrohen që të presin në radhë me orë të tëra pasi, siç mësohet, pala greke është duke punuar shumë ngadalë.

Në pamjet e siguruara nga Abcneës.al në pikën kufitare mund të shihet vargu i madh i automjeteve që presin të kalojnë në Greqi. Nuk dihet ende shkaku i vonesave nga ana e palës greke. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!