Billie Eilish është një nga këngëtaret e reja, që ka spikatur gjithmonë për stilin e saj të veçantë.
Së fundmi, ajo ka reaguar e revoltuar, ndaj të gjithë atyre të famshëmve të cilët mohojnë se kanë kryer operacione plastike, duke krijuar në këtë mënyrë standarde jo të vërteta bukurie.
Kënga më e re e saj “OverHeated”, i kushtohet problemeve me bullizmin ndaj peshës trupore dhe u dedikohet personave publikë që kanë “trupa plastikë’.
“Nuk është puna ime, por a nuk lodheni duke pozuar për fotografi me atë trup plastik?”, thuhet në një nga pjesët e këngës./abcnews.al