Atalanta Pasko e bija e Dhimitër Paskos, i njohur më shumë me emrin e letrave Mitrush Kuteli, rrëfen për ABC News detaje rreth dorëshkrimit “Hekuri dhe çeliku” i cili sapo ka parë dritën e botimit. Ky tregim mendohet se është puna e fundit që pati në dorë, pasi ai e ka ripunuar në muajt e fundit të jetës.
“Hekuri dhe çeliku” është dorëshkrimi i fundit i Mitrush Kutelit, i cili sheh dritën e botimit 50 vite pas vdekjes. Edhe pse këtë tregim e ka nisur në vitet ‘40, ai e ka ripunuar pak vite para se të mbyllte sytë shpjegon e bija Atalanta Pasko. Ajo jep arsyet pse e kanë botuar kaq vonë. Meritën për nxjerrjen e këtij vëllimi para lexuesve preferon ta ndajë me vëllain dhe motrat. Në zemër të tregimit janë dy punëtorë të thjeshtë, por mesazhet janë të shumëfishta. Themeluesi i prozës moderne shqipe rrëfen në këtë tregim etjen për para, e cila të bën të humbësh vlerat njerëzore.
Mëria e ngushtë e zanatçinjve lexohet edhe si mesazh për njerëzit e letrave dhe artin, të cilët duhet të kenë fre në ambicie dhe t’i mëshojnë më shumë ndershmërisë intelektuale. Si thelb autori ka lirinë dhe talenin, të cilët shpesh janë të kufizuara madje i biri nënvizon në parathënie idenë e shprehur edhe në testamentin e tij, ku shruan: “Treni i letërsisë është një tokë ku gëlojnë gjarpërinjtë. Të vrasin shokët, se ju bën hije”!
E bija pranon se për nëntekstin e tij, ky tregim nuk mund të botohej në atë kohë, por babai i saj gjithnjë ishte avangardë në krijmtarinë e tij. Atalanta Pasko kujton se ajo periudhë ishte e vështirë për të atin, pasi liria për krijuesin ishte e kufizuar. Tregimi edhe në titull ka pësuar disa herë ndryshime. Autori i do të dy personazhet, por ai tregon edhe një moment dobësie të njeriut. Etja për para, e cila e transformon tërësisht njeriun. Pas vdekjes familjarët kanë botuar 4 vepra, por së shpejti pritet të dalin edhe poezitë e panjohura premton e bija./abcnews.al