Romelu Lukaku do të transferohet te Chelsea, ndërsa drejtuesit e Interit nuk kanë humbur kohë për të gjetur pasuesin e bomberit belg.
I përzgjedhuri i kampionëve të Italisë, është Duvan Zapata. Gazetari italian, Alfredo Pedulla raporton se drejtuesit e Interit kanë arritur akordin me agjentin e sulmuesit kolumbian.
Zapata është entuziast për transferimin tek ekipi i Simone Inzaghit. Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini ka pranuar shitjen e 30-vjeçarit.
#Zapata–#Inter: accordo totale con agente e di massima con #Atalanta. #Gasperini ha dato il via libera, anche #Belotti nella mini lista di sostituti
— Alfredo Pedullà (@AlfredoPedulla) August 7, 2021
Atalanta kërkon 40 milion euro për të lënë të lirë Zapatën, i cili ka shënuar 96 gola në Serie A gjatë aventurave me Napolin, Udinesen, Sampdorian dhe Atalantën.
Këta të fundit kanë piketuar Andrea Belottin për majën e sulmit. Sulmuesi italian nuk po rinovon me Torinon dhe sezonin e ardhshëm mund ta shohim pjesë të ekipit zikaltër. /abcnews.al