Demarkacioni me Malin e zi shkakton “krisjet” e para në koalicionin qeverisës

schedule10:13 - 14 Nëntor, 2017

schedule 10:13 - 14 Nëntor, 2017

Deputetët e Partisë demokratike të Kosovës kritikuan ashpër drejtuesit e Komisionit të ri për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi duke i akuzuar se nuk kanë ofruar asgjë të re rreth demarkacionit. Ndërsa deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës bënë apel që të mos ushtrohet presion ndaj komisionit

Marrëveshja e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, e cila ka mbetur pa zgjidhje prej dy vjetësh ka shkaktuar dhe krisjet e para mes partnerëve të  koalicionit qeverisës në vend. Komisioni i ri për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi – i caktuar nga kryeministri Haradinaj –  raportoi para Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, deputetët e partive politike që janë pjesë e koalicionit kishin këndvështirme të ndryshme për sa i përket të dhënave të mbledhura deri tani.

Deputetët e Aleancës së Ardhmërisë së kosovës së haradinaj i kërkuan anëtarëve të komisionit që të mos nxitohen, por të bëjnë një punë të kujdesshme; ndjërsa ata të PDK-së këmbëngulën se Komisioni nuk ka ofruar asnjë të re rreth demarkacionit. Sipas tyre, ky Komision në raportimin e së hënës është marrë vetëm me punët e ish-komisionit paraprak, të drejtuar nga Murat Meha. Përfaqësues të partnerit tjetër të koalicionit qeverisës, Nisma për Kosovën, u shprehën se Komisioni ndodhet para një presioni të madh për finalizimin e raportit. Analistët politikë në vend shprehen se nuk përjashtohet mundësia që demarkacioni të bëhet shkas që koalicioni qeverisës të përcahet përfundimisht./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!