Një 42 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi akuzohet se ka djegur një sipërfaqe me ullinj në fshatin Gjorm.
Sipas informacioneve mësohet se shtetasi me iniciale B.S.47 vjeç dyshohet se në vendin e quajtur “Neshtë”, Gjorm, ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me pemë ullishte, konkretisht 100 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit B.M dhe 200 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit S.Xh.
“Dogji me zjarr një sipërfaqe toke me ullinj në fshatin Gjorm, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”, të shtetasit B. S, 42 vjeç, banues në fshatin Gjorm.
Ky shtetas dyshohet se në vendin e quajtur “Neshtë”, Gjorm, ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me pemë ullishte, konkretisht 100 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit B.M dhe 200 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit S.Xh”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al