Ndryshe nga motra e saj, Gigi, Bella Hadid është një vajzë që i pëlqen të eksperimentojë me pamjen e saj, të provojë modele të ndryshme flokësh (edhe pse shumë prej tyre janë paruke) dhe tendencat e modës nga dekadat e tjera, duke arritur gjithmonë, t’i përshtasë ato.
Brenda një kohe të shkurtër, Bella arriti të ndryshojë flokët e saj disa herë. Ne e kemi parë atë me një kornizë bjonde platini, me flokë shumë të gjata të zeza, me flokë kaçurrela, ndërsa një nga modelet e fundit duket se i ka befasuar të gjithë.
Supermodelja u shfaq me një model shumë të shkurtër dhe me balluke, pjesa e poshtme e së cilës e kishte lyer me një ngjyrë bjonde, më të lehtë. Ajo vetë në video duket se po shijon pamjen e saj të re, ndërsa grimi i saj duket po aq mbresëlënës.
Edhe pse e dimë që është një parukë, si në rastin e Penelope Cruz, rezultati është vërtet mbresëlënës. Si ju pëlqen duken flokët e Bella Hadid? A do të provonit diçka të ngjashme në flokët tuaj? /abcnews.al
View this post on Instagram