Tigri vret gruan në Kili, ishte harruar dera e kafazit hapur

schedule10:42 - 7 Gusht, 2021

schedule 10:42 - 7 Gusht, 2021

Një grua ka humbur jetën pas sulmit të një tigri në një kopsht zoologjik në Kili. Gruaja, e cila nuk është identifikuar ende nga policia, ishte pjesë e stafit që kujdesej për mirëmbajtjen e kopshtit zoologjik në qytetin e Rancagua, 90 kilometra (60 milje) në jug të kryeqytetit Santiago, shkruan CNN.

Sipas autoriteteve,  gruaja mori plagë të shumta në qafë nga sulmi i tigrit. Oficeri i policisë, Williams Espinoza tha se gruaja nuk e kuptoi  që dera e kafazit ishte e hapur  dhe u sulmua menjëherë nga tigri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Kopshti zoologjik është mbyllur për shkak të hetimeve të policisë./abcnews.al