Smith kandidatëve për hetues të BKH: I sotmi, hap i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit

schedule16:58 - 6 Gusht, 2021

schedule 16:58 - 6 Gusht, 2021

Demian Smith, zëvendës ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka mbajtur sot një fjalim në aktivitetin e përfundimit të programit të trajnimit të FBI-së, të grupit të kandidatëve për hetues të BKH-së.

Smith ka ardhur në Shqipëri një javë më parë, dhe siç tregoi vetë, kjo ishte veprimtaria e tij e parë zyrtare jashtë Ambasade. Në fjalimin e tij, ndër të tjera ai u tha kandidatëve për hetues të BKH se pas daljes nga trajnimi, ata do të jenë  pjesë e një kapitulli të ri të” institucioneve të pavarura, të besuara, efikase dhe të besueshme të gjyqësorit.”

Sipas numrit dy të Ambasadës Amerikane, ky i sotmi, ishte një hap i rëndësishëm përpara në luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Smith theksoi se BKH do t’i tregojë Shqipërisë se askush nuk është mbi ligjin dhe se ai zbatohet njësoj për të gjithë.

“Ditët e pandëshkueshmërisë së të pasurve dhe të fuqishmëve kanë mbaruar. Këtë e kërkon populli shqiptar”.

PJESË NGA DEKLARATA E SMITH
️ “Shqipëria ka ngritur tashmë që të dy institucionet që përbëjnë SPAK-un – Prokurorinë e Posaçme dhe BKH-në. Prokuroria e Posaçme ka qenë duke punuar pa ju, por tashmë ju do të bashkoni forcat kundër korrupsionit dhe krimit. Vetëm me BKH-në, me të gjithë ju, SPAK-u do të jetë një sukses i plotë. Qëndroni pjesë e luftës. Partnerët tuaj rreth e rrotull botës mund të hedhin dritë mbi aktorët e këqij, por do të jetë SPAK-u që do të bëjë punën e vështirë: hetimin dhe ndjekjen penale, duke punuar dorë për dorë për të përmbysur korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ndërsa dilni nga ky diplomim, ju do të jeni pjesë e një kapitulli të ri të institucioneve të pavarura, të besuara, efikase dhe të besueshme të gjyqësorit. I sotmi është një hap i rëndësishëm përpara në luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. BKH-ja do t’i tregojë Shqipërisë se askush nuk është mbi ligjin dhe se ai zbatohet njësoj për të gjithë. Ditët e pandëshkueshmërisë së të pasurve dhe të fuqishmëve kanë mbaruar. Këtë e kërkon populli shqiptar”. s.b/abcnews.al/