Ke ndryshuar pas ndarjes? Bora Zemani rrëfehet në “Thumb”

schedule18:32 - 24 Nëntor, 2018

schedule 18:32 - 24 Nëntor, 2018

Moderatorja e “Kënga Magjike”, Bora Zemani ishte e ftuara e radhës në këndin e rrëfimit të emisionit “Thumb”. Ajo tregoi përballë Fatmës dhe Aulonës se ndarja nga DJ Vin Veli e ka bërë më të fortë.

“Kam ndryshuar sigurisht. Jam bërë akoma më e fortë se ç’kam qenë më përpara. Të përballosh jetën jo vetëm nga ana financiare, por edhe çdo problem tjetër që ka shtëpia. Të tipit nuk ka ujë te çezma, kë të marr tani? Megjithatë unë kam ndihmën e prindërve të mi që më gjenden për çdo lloj gjëje tjetër. Është e vështirë, por jo e pamundur”, u shpreh Bora.

Bora Zemani tregoi më tej se marrëdhënia me ish-bashkëshortin e saj është qetësuar që nga ndarja. Arsyeja kryesore për këtë është djali i tyre.

“Marrëdhënia jonë tani është shumë ok. Që në momentet e para. Shumë pak kemi pasur atë momentin e keq pas ndarjes. Jemi qetësuar të dy shumë shpejt për të mirën e Arborit sigurisht. Nuk mund të them që jemi miq. Nuk mund të them që dalim pimë kafe me njëri-tjetrin, por që përsa i përket Arborit sigurisht nuk i mungon asgjë”, tha moderatorja./abcnews.al