Zjarret nga njëra anë, Turqia nuk gjen qetësi, goditet nga një “stuhi” tërmetesh

schedule23:35 - 5 Gusht, 2021

schedule 23:35 - 5 Gusht, 2021

Pjesët jugore të Turqisë po luftojnë zjarret për shtatë ditë. Ndërsa situata ishte e tillë, sikur të mos mjaftonte kjo një “stuhi” tërmetesh ka goditur zonën e Datças. Sipas mediave turke janë regjistruar 131 tërmete, më i madhi me magnitudë 5.5 i shkallës rihter. Të gjithë këto lëkundje sizmike janë regjistruar në një hark kohorë prej 12 orësh.

Tërmetet që ndodhën në jugperëndim të Datçës u shkaktuan nga lëvizjet e pllakave nëntokësore  që shtrihej në verilindje dhe jugperëndim shpjegojnë ekspertët turk.  Ky defekt kalon vetëm në jug të ishullit të Nisyros. Nisyros është një ishull i konsideruar si një vullkan aktiv. Prandaj, tërmetet këtu mund të vlerësohen si tërmete vullkanikë dhe tektonikë. Kjo do të thotë se magma në thellësitë e vullkanit nuk është ngurtësuar ende dhe është e vendosur në një zonë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të temperaturës-presionit dhe aktiviteteve sizmike.

Kjo situatë çon në vazhdimësinë e tërmeteve me madhësi të ngjashme dhe zhvillimin e një stuhie tërmetesh./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!