“Faleminderit Leo”, vetëm kaq, te Barcelona për momentin nuk kanë fjalë. Legjenda e tyre, një prej lojtarëve më të mirë të gjitha kohërave, largohet pas 16 vitesh, me 6 “Topa të Artë” të fituar dhe me 35 trofe me fanellën e katalanasve.
Tituj pafund, plot 10, Superkupa të Spanjës 8, Kupa Mbreti 7, për të kaluar më pas në arenën ndërkombëtare me 4 Champions League, 3 Superkupa të Europës dhe 3 Kupa Bote për klube.
Golat dhe asistet me fanellën e Barcelonës i kalojnë 1000 së bashku, pasi ka shënuar 672 herë dhe ka asistuar 305 herë, në 778 ndeshje të luajtura.
Veç fjalëve në postimin e Barcelonës, ka edhe një video. Shtatë minuta, ku Messi dhuron magji. Ata që e kanë parë në fushë do të thotë që si ai nuk lind më.
Kësaj nuk i dihet, por ata që e kanë ndjekur janë dashuruar me gjithçka bën në fushën e blertë. Edhe ata që e kanë pasur si kundërshtar… Messi është nga ata që të imponon respekt! /abcnews.al
Thank you, Leo. pic.twitter.com/cdS9xWe8Me
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 5, 2021