Laçi ka rezistuar 25 minuta kundër Anderlecht. Kurbinasit pësuan gol pas një goditjeje këndi.
Protestat e Malotës ishin të kota, pasi për arbitrin lezhjani e kishte devijuar topin.
Harkimi në zonë u kthye në gol nga Gomez dhe belgët e shohin vetën në epërsi, pas 25 minutash ku loja ishte e balancuar.
Edhe goli i dytë u pësua njëlloj, pas një harkimi nga këndi. Hoedt me kokë nuk e fali portierin Alen Sherri dhe Anderlecht kryeson 2-0. /abcnews.al