Vuçiç tërhiqet nga ideja për ndryshimin e kufijve me Kosovën

schedule12:49 - 24 Nëntor, 2018

schedule 12:49 - 24 Nëntor, 2018

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp me kryeministren Brnabic, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, përveç problemeve për vendosjen e taksës nga Kosova ka folur dhe për idenë e ndryshimit të kufijve mes dy vendeve.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pretendon se ideja për korrigjimin e kufijve me Kosovën ishte ideja e tij, por që tashmë nuk qëndron më. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministren Ana Bërnabic, ata folën për vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe. Të premten serbët në veri të Kosovës protestuan kundër taksës së vendosur nga qeveria e kryeministrit Haradinaj.

Mediat kosovare kanë përkthyer dhe publikuar momentin kur kreu i shtetit serb pranon se ideja për shkëmbim territoresh ka qenë e tij, por tashmë ka hequr dorë pasi ajo ide nuk mori mbështetjen që pritej. /abcnews.al