Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit këtë të enjte pasi akuzohen se kanë këtyer në një bazë përpunimi droge një shtëpi që e kishin marrë me qira.
Abcnews.al ka siguruar pamjet e ndërtesës në të cilën ishte vendosur banesa ku bëhej përpunimi i drogave të forta.
Nga pamjet shikojmë se në një ndërtesë dy katëshe në katin e dytë të saj ndodhej dhe shtëpia ku bëhej përpunimi i heroinës.
LEXO EDHE:E kthyen banesën në bazë për përpunimin e kokainës dhe heroinës, dy të arrestuar në Durrës
Të arrestuarit në këtë operacion janë shtetasit K. Xh., 32 vjeç dhe E. V., 33 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marrë me qira një banesë në lagjen nr.8, Durrës dhe e kishin përshtatur atë për përpunimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip “Beretta”, municion luftarak, 2 peshore elektronike, një sasi prej 73.940 lekësh të rinj dhe 49 euro vlerë monetare e përfituar nga shitja e lëndës narkotike, 408 gramë lëndë narkotike heroinë dhe 11.5 gramë lëndë narkotike kokainë, të cilën këta shtetas e përgatisnin në doza të vogla, gati për shitje në qytetin e Durrësit./abcnews.al

