Rama në uzinën e ferro-kromit në Elbasan

schedule21:33 - 13 Nëntor, 2017

schedule 21:33 - 13 Nëntor, 2017

Uzina e ferro-kromit në Elbasan është ringritur falë një investimi prej 20 milionë euro. Gjatë një vizite në këtë uzinë kryeministri Edi Rama theksoi se ky transformim është një kalim nga faza e shitjes së materialit të përpunuar për një copë bukë tek rriutja e vlerës dhe përfitimi më i madh kombëtar.

Kryeministri Edi Rama vizitoi të hënën uzinën e prodhimit të Ferrokromit në Elbasan. Përmes një investimi 20 milionë euro në këtë uzinë, e treta e këtij lloji në vend, është bërë ndërtimi dhe vënia në punë e furrës së parë. Sipas një materiali të shpërndarë nga kryeministria, investitori, kompania GSA, ka planifikuar dhe një ivnestim 12 milionë euro për ndërtimin e dy furrave të tjera.

“Ka një kapacitet 20 mijë tonë në vit dhe është bërë një investim 20 milionë. Ka të punësuar 120 vetë. Pagat e punonjësve, në mesatare është 800 mijë”.

Ringritja e kësaj uzine u konsiderua një transformim i madh nga kryeministri Rama që do të rrisë vlerën e mineralit dhe përfimin kombëtar.

“Ky është transformim i madh, sepse kalon nga ajo faza e tmerrshme të shitjes së mineralit të papërpunuar që është për një copë bukë tek rritja e vlerës dhe tek përfitimi i madh edhe kombëtar. Në momentin kur industria do bëhet e aftë që të përpunojë gjithë çfarë nxjerr këtu, do ndalohet ikja e mineralit për një copë bukë. Se ishte 25 vjet për një copë bukë, u shkatërrua çdo gjë”.

Sipas kreut të qeverisë infrastrukturë moderne i rrit vlerën edhe pasurisë nëntokësore.

“Krijimi i lidhjes midis gjithë asaj pasurie të madhe që është në nëntokë atje me infrastrukturën për përpunimin e tij, edhe vetëm ajo ia vlen në mënyrë që ajo pasuri të bëhet vlerë e shtuar për popullin”.

Përveç zgjerimit të kapacitetit përpunuës të industrisë në tregun e brendshëm ringritja e kësaj uzine ka rritur prezencën e produkteve “Made in Albania” në tregun botëror./abcnews.al

 

https://youtu.be/4PvBnQ6BsnM

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!