Me qindra libanezë janë mbledhur ditën e sotme për të kujtuar shpërthimin katastrofik që ndodhi në Portin e Beirutit një vit më parë. Ndërsa bëri thirrje për drejtësi, një klerik i lartë i krishterë kërkoi të bëhej e ditur se pse kimikatet shpërthyese ishin magazinuar në kryeqytet.
Lexo edhe: Pamje tronditëse nga Beirut-i, si shpëton për mrekulli gruaja me tre fëmijë të vegjël
Ndërsa zhvilloheshin shërbimet përkujtimore në port, në drejtim të protestuesve u hodh ujë me presion dhe gaz lotsjellës, pasi këta të fundit gjuajtën me gur drejt forcave të sigurisë pranë parlamentit.
View this post on Instagram
Për pasojë, sipas Kryqit të Kuq, tetë persona mbetën të plagosur.
Kujtojmë se shpërthimi i një viti më parë, i cili është më i fuqishmi jo-bërthamor i regjistruar ndonjëherë, u mori jetën më shumë se 200 personave dhe la të plagosur mijëra të tjerë. Tronditja u ndje deri në Qipro, që ndodhet më shumë se km larg.
Një vit që nga fatkeqësia e shkaktuar nga një sasi e madhe e nitratit të amonit të mbajtur në port për vite, asnjë zyrtar i lartë nuk është vënë përpara përgjegjësisë, duke bërë që shumë libanezë të revoltohen ndërsa vendi është duke kaluar në kolaps financiar. s.b/abcnews.al/