Fenomeni i rrallë në vatër, çfarë dyshojnë autoritetet greke mbi zjarrin masiv pranë Athinës

schedule15:42 - 4 Gusht, 2021

schedule 15:42 - 4 Gusht, 2021

Autoritetet greke kanë duke kërkuar shkakun e zjarrit gjiganth që nisi ditën e djeshmë në Varibopy pranë Athinës, i cili deri më tani ka djegur më shumë se 5 mijë hektarë pyje dhe kullota. Dyshimi kryesor i autoriteteve lidhet me shpërthimin e një transformatori për shkak të vapës dhe ngarkesës së madhe.

Dyshohet se shpërthimi i tij shpërndau fillimisht vaj të nxehtë nëpër shkurre, të cilat shoqëruar më pas me shkëndijat për shkak të elektricitetit u tranformuan në një zjarr masiv, raporton abcnews.al.

Deri më tani në zonë janë djegur rreth 80 shtëpi, dhe për fat të mirë nuk ka viktima.

Ekspertët grekë zbuluan edhe një fenomen të çuditshëm me zjarrin në Varybobi, i cili lidhet me burimin e forcës së madhe të shpërndarjes së tij.

Sipas Observatorit të Athinës, zjarri ka krijuar mikroklimën e vet në vatër duke bërë që të mos ketë nevojë për erëra të forta për tu zgjeruar, raporton abcneës.al.

Sipas ekspertëve, kjo është një ngjarje e rrallë ku një vatër zjarri  “vetëmjaftohet” me rrymat ajrore që krijohen brenda saj për tu fuqizuar.

Nga matjet e bëra rezulton që ndërkohë që në zonë era kishte një shpejtësi prej rreth 6 km/h ajo rritej ndjeshëm pranë vatrës së zjarrit duke shkuar deri në 20 km/h, gjë e cila sipas ekspertëve po bën që vatra të zgjerohet edhe pse nuk ka erëra të forta në zone. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!