“Anderlecht në krizë, Laçi superfuqi në Shqipëri. Bardhezinjtë të luajnë pa frikë”

schedule14:34 - 4 Gusht, 2021

schedule 14:34 - 4 Gusht, 2021

Laçi zhvillon nesër (e enjte, 19:00) ndeshjen më të rëndësishme në historinë e klubit. Bardhezinjtë kaluan me sukses dy raundet e para të Conference League dhe tani do të përballen me Anderlecht.

Takimi i parë kundër ekipit belg zhvillohet në “Elbasan Arena” dhe djemtë e Shpëtim Duros janë të karikuar në maksimum për të bërë një tjetër ndeshje të madhe.

Pëllumb Yzeiri, ish-lojtari i Laçit dhe Partizanit, i njohur nga tifozët me pseudonimin Kareka, jeton prej vitesh në Belgjikë dhe ka analizuar përballjen me Anderlecht në prononcimin e dhënë për Sportiim.al.

Unë me fanellën e Anderlecht? Nuk komentoj këtë pjesë sepse ka konflikt interesi. Shaka! Luan me skuadrën time të zemrës dhe kjo bluzë duhet të karikojë Laçin. Mund t’ia dalin. Jam befasuar nga ecuria e ish-skuadrës time. Laçi duket skuadra e çudirave.

 

Yzeiri

Meritë që nuk i kanë ikur shkollës së dikurshme. Ka shpirt gare dhe të jep emocion kur e sheh në fushë në nivele evropiane. Shpesh i frikshëm. Duro ka bërë punë kolosale. Pashku (presidenti i klubit) është mahnitës, një arkitekt i vërtetë për mirëfunksionimin e një klubi”.

Më pas një këshilla se çfarë duhet të kenë parasysh kurbinasit në sfidën e nesërme. “Ata janë më dobët se kurrë në historinë e tyre. Kam miq këtu në Bruksel, dhe në bisedë të lirë më thanë që Anderlecht luan me një ekip shqiptar.

Kur iu tregova se Anderlecht luan me ish-ekipin tim, ata u stepën. Të habitur në maksimum ata ndoqën edhe një set fotografish të miat me bardhezinjtë. U thashë që Laçi ka shpirt të lartë gare Laçi? Para së gjithash të luajë si di.

Ndaj Podgoricës dhe Universitatea Craiova ka treguar se është një superfuqi e futbollit aktual në Shqipëri. Të luajë pa frikë dhe të shfrytëzojë mundësitë. Fundja po luajnë në turin e tretë kontinental. E kanë fituar ‘ndeshjen’ e tyre.

Nesër do e shoh ndeshjen para ekranit, ndërsa më 12 gusht në Bruksel do t’i shoh në stadium. Kuptohet si pjesë e delegacionit laçian (qesh). Një komplimet edhe për Teutën, që sikurse Laçi garon ende në Conference League. Uroj më të mirën“, përfundoi Yzeiri. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!