Leo Messi vazhdon të shijojë pushimet me familjen e tij në Ibiza. Ylli argjentinas ka kaluar disa momente me katër futbollistë të PSG-së. Angel Di Maria ka publikuar në rrjetet sociale një foto me yllin argjentinas, teksa dallohen edhe Neymar, Verratti dhe Paredes.
Aspak panik për tifozët e Barcelonës, pasi kapiteni nuk do e braktisë ekipin e zemrës. Akordi i rinovimit për pesë vitet e ardhshme është arritur. Messi ka sakrifikuar, duke vendosur të përgjysmojë rrogën në kontratën e re.
Mundo Deportivo shkruan se vetëm disa detaje të vogla kanë mbetur për t’u zgjidhur. Një gjë e tillë do të ndodhë sot, ndërsa nesër (e enjte) do të vijë firma e 34-vjeçarit me Barcelonën, moment që populli katalanas po e pret me padurim. /abcnews.al