Brazili arriti një kualifikim drithërues në finalen e madhe të Tokio 2020. Kombëtarja latine olimpike e futbollit, eliminoi Meksikën e fortë në gjysmëfinalen e ditës së djeshme.
120 minutat lojë nuk prodhuan gola dhe dy skuadrat iu drejtuan penalltive. Brazilianët u treguan të saktë, realizuan goditjet e tyre dhe fituan 4-1, kjo edhe falë një super Santos.
?? Brazil v Spain ??
? 7th August
?️ The International Stadium? Who do YOU think will take the Gold medal home? #Tokyo2020 pic.twitter.com/q9GigySCPv
— SPORF (@Sporf) August 3, 2021
Portieri i Athletico-PR priti dy penallti, duke ndihmuar skuadrën e tij të kalojë në finalen e madhe ndaj Spanjës, që do të zhvillohet më 7 gusht (13:30).
Kapiteni i 5 herë kampionëve të botës, Dani Alves ndihet i lumtur për suksesin, pranon vështirësinë e madhe, vlerëson ekipin kundërshtar dhe e cilëson të merituar triumfin e Brazilit.
“E kisha thënë disa herë përpara ndeshjes: gjithmonë është e vështirë dhe e komplikuar të luash dhe të përballesh me Meksikën.
https://streamable.com/ccr1ot
Ata janë një skuadër e gjallë, shumë aktive dhe luajnë një futboll të bukur. Por në fund mendoj se jemi në finale me meritë“, deklaroi 38-vjeçari i njohur.
Hera e tretë radhazi që Brazili del në një finale të një Olimpiade. Spanja është rivali i fundit për të siguruar medaljet e arta për kombëtaren seleçao. /abcnews.al