Një 64-vjeçar u shkrumbua nga flakët, Braçe: Zjarri në “Asim Zenel” i vënë me dorë, autori vrasës

schedule22:19 - 3 Gusht, 2021

schedule 22:19 - 3 Gusht, 2021

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar pasi një 64-vjeçar humbi jetën si pasojë e flakëve në fshatin “Asim Zeneli”. Braçe shprehet se zjarri në këtë fshat të Gjirokastrës është vënë me dorë pasi siç shton ai, nuk i vë dielli zjarret por dora e njeriut.

Sipas Erion Braçes të gjitha zjarret në vend janë vënë nga njeriu, qoftë nga barinjtë apo bujqit. Ai i cilëson këta persona që nisin zjarre si kriminelë që duhet të marrin ndëshkimin e duhur.

Zv/kryeministri sjell në vëmendje policia e Vlorës bëri të ditur më herët gjatë ditës për arrestimin e tre personave për zjarrvënie të qëllimshme, mes tyre ishte edhe Ilir Skrapalliu.

Cilido prej tyre, sipas Braçes, duhet ta paguajë shtrenjtë “shkrepsen e blerë lirë.”

P0STIMI

SHIHENI;

KY ZJARR NE ASIM ZENEL ESHTE I VENE ME DORE!

NUK VE DIELLI ZJARR!

ESHTE NJE KRIM I RENDE,

I NDESHKUESHEM!

Te gjitha zjarret ne vend jane vene nga njeriu qe here eshte bari,

here eshte bujk, por ne me te shumten eshte kriminel, i qellimte deri ne vrasje!

POOOO AI QE KA VENE ZJARRIN NE ASIM ZENEL ESHTE VRASES PAS NGJARJES TRAGJIKE!

Policia njoftoi pak me pare per arrestimin e tre zjarrevenesve te qellimte ne jug te vendit;

ILIR SKRAPALLIU-njeri prej zjarrevenesve dhe cilido ai ai duhet te paguajne shtrenjte shkrepesen e blere me te lire qe ndezen!

Ne keto ore kam nje lutje;

MOS E NDIZ ATE SHKREPSE,

NUK ESHTE LOJE, E THJESHTE TA NDEZESH POR ZJARRIN SE KONTROLLON DOT ME FRYME SIC FIJEN E SHKREPESES!

Nderkohe, pafund mirenjohes per zjarrefikes, rojtare te pyjeve, ushtare e oficere te forcave te armatosura, pilote, punonjes te emergjencave civile, police, vullnetare!

Pune pa cmim!   s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!