Zyrtare: Dështimi i madh i Tiranës bëhet shok skuadre me Lucas Rangel

schedule18:58 - 3 Gusht, 2021

schedule 18:58 - 3 Gusht, 2021

Tim Vayrynen, një ndër dështimet e shumta të Tiranës në sulm, është rikthyer në Finlandë dhe ka nënshkruar me skuadrën e KuPS, që renditet në vendin e dytë në kampionat.

Shtatlarti qëndroi në kryeqytet vetëm 6 muaj dhe nuk e shijoi dot një gol në Superiore, edhe pse te Tirana e pompuan shumë ai afrim dhe nuk hezituan të përmendin edhe oferta nga Serie A dhe Serie B në Itali.

Në fund Tirana duhet të gjente gjuhën e përbashkët për ta larguar dhe deri më tani nuk kishte nxjerrë asnjë njoftim për Vayrynen, i cili pasditen e djeshme ka publikuar në rrjetet sociale fotot me ekipin e tij.

Vayrynen me Tiranën u aktivizua në 15 ndeshje, dy prej tyre nga minuta e parë. Tani do mundohet të rikthehet të shënojë gola me KuPS, ku gjen Lukas Rangel, i cili në të shkuarën ka luajtur në Superiore me Kukësin. /abcnews.al