Punimet në burim, banorët e Sinecit nisin grevën e urisë: Të mos na e prekin Sinecin, me të jetojmë

schedule17:09 - 3 Gusht, 2021

schedule 17:09 - 3 Gusht, 2021

Pesë banorë të Lumasit kanë nisur ditën e sotme grevën e urisë të cilën e paralajmëruan një ditë më parë. Ata kërkojnë që firma të pezullojë punimet në burim si dhe shkarkimin e drejtorit Ardi Veliu. Banorët kërkojnë po ashtu që uji i Sinceit të mos preket pasi me të jetojnë.

Pesë grevistët janë mbyllur në një banesë private, në katin e dytë në qendër të Lumasit.

“Jemi rrahur nga policia, jo vetëm ne që jemi këtu, por të gjithë ata protestues janë gërvishtur e janë rrahur nga mënyrat më të ndryshme. Mua më kanë dërrmuar indet e këtij supit që nuk e lëviz dot. Këtij i thyen dorën, gruan time e kanë nxirë e kanë bërë blozë. Ne në radhë të parë ne kërkojmë ndalimin e këtij ujësjellësi, sidomos në kanionin e Sinecit. Në radhë të dytë të kërkojmë, për këtë dhunim që na bërë policia, të shkarkohet Ardi Veliu se është bërë vetëm me urdhër të atij. Ne kur na rrahin policët, por kur del aty thonë ne nuk kemi faj, ne na urdhërojnë.  Ai, o të japë dorëheqje ose ta shkarkojë qeveria,” thotë një nga grevistët. s.b/abcnews.al/