Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një termet i fuqishëm godet Greqinë

schedule16:04 - 3 Gusht, 2021

schedule 16:04 - 3 Gusht, 2021

Një termet i fuqishëm ka goditur Greqinë pasditen e së martës. Mediat në vend raportojnë se lëkundjet ishin me magnitutë 5 të shkallës Rihter dhe u regjistruan në ishullin Tilo.

Sipas autoriteteve, kjo ishte lëkundja e tretë e fortë që është ndjerë në zonë që nga fillimi i goditjeve të lehta. Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra ndodhej në zonë detare, 27 kilometra në jugperëndim të Tilos, me një thellësi prej 10 kilometrash.

Ditët e fundit në zonë është vënë re një aktivitet intensiv sizmik që ka shqetësuar banorët. Tërmeti, siç deklaroi kryebashkiakia e Tilos Maria Kamma, u ndje veçanërisht në ishull, si dhe në ishujt përreth. s.b/abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!