Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

OBSH: Numri i viktimave për shkak të variantit Delta është rritur me 80% në Afrikë

schedule14:16 - 3 Gusht, 2021

schedule 14:16 - 3 Gusht, 2021

Numri i viktimave për shkak të koronavirusit në Afrikë ka shënuar rritje gjatë muajit të kaluar, me 80% brenda katër javëve të fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë. Zyrtarja e OBSH –së për rajonin Afrikan, Phionah Atuhebwe, tha për CNN të hënën se kontinenti ishte dëshmitar i rritjes së numrit të viktimave për shkak të  koronavirusit.

“Niveli i vdekshmërisë për shkak të  COVID-19 është rritur në të gjithë Afrikën, me normën më të lartë javore 6,343, tha Atuhebwe. “Numri i viktimave u rrit me 89%, nga 13,242 në 24,987, në 28 ditët e fundit, në krahasim me statistikat e 28 ditëve të mëparshme,” shtoi ajo.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha në një konferencë për shtyp të premten se rritja e rasteve dhe viktimave është për shkak të rritjes së variantit Delta”, i cili konsiderohet më vdekjeprurës sesa lloji origjinal i koronavirusit.

Ghebreyesus tha se varianti Delta-deri më tani “i zbuluar në të paktën 132 vende”-gjithashtu ka rritur numrin e rasteve me  Covid-19 globalisht me 80 përqind brenda katër javëve të fundit.

“Pothuajse 4 milion raste u raportuan në OBSH javën e kaluar, dhe sipas tendencave aktuale, ne presim që numri i përgjithshëm i rasteve të kalojë 200 milion brenda dy javëve të ardhshme,” shtoi Ghebreyesus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!