Chelsea hap thesin: Miliona € dhe një spanjoll për Lukakun, Interi reziston

schedule13:18 - 3 Gusht, 2021

schedule 13:18 - 3 Gusht, 2021

Dortmund e ka bërë të qartë se nuk do të shesë Erling Haaland këtë verë. Norvegjezi ishte një nga dy objektivat e Chelsea për sulmin, teksa i dyti është Romelu Lukaku.

Thomas Tuchel pret një bomber të madh për majën e repartit ofensiv dhe kampionët në fuqi të Champions League kanë ofruar 100 milion euro dhe kartonin e Marcos Alonso.

Kampionët e Italisë edhe pse në vështirësi të mëdha financiare, e cilësojnë të pashitshëm yllin e skuadrës dhe kanë refuzuar milionat e ardhura nga Londra.

Lukaku ka edhe tre vite kontratë me Interin dhe përfiton 7.5 milion euro neto në sezon. Dëshira e tij është të mos largohet nga Serie A, por Chelsea po përgatit një tjetër ofertë.

“Blutë e Londrës” janë fiksuar pas 28-vjeçar belg, i cili ka luajtur 15 ndeshje me Chelsea gjatë viteve 2011-2014. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!