Ky sezon ka qenë mjaft intensiv për Dafina Zeqirin, qoftë me projekte të reja apo koncerte. Së fundmi, Dafina ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto nga prapaskenat e klipit më të ri që po xhiron. “Diçka shumë e bukur po vjen”, ka shkruar ajo krahas imazheve ku shfaqet e rrethuar me luledielli.
Këngëtarja nuk ka specifikuar nëse bëhet fjalë për klipin e këngës me Lyrical Son, që paralajmëroi gjatë koncertit të mbajtur pak ditë më parë në Vushtri apo për atë që do të sjellë me Arilena Arën. Kujtojmë që projekti më i fundit muzikor është i saj është “Happy Birthday”.