Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Biden arrin më në fund objektivin, 70% e të rriturve në SHBA tashmë të vaksinuar

schedule22:58 - 2 Gusht, 2021

schedule 22:58 - 2 Gusht, 2021

Shtëpia e Bardhë njoftoi të hënën se më në fund ka arritur objektivin dhe se 70 për qind e të rriturve në SHBA janë tashmë të vaksinuar me të paktën një dozë.

Objektivin, administrata Biden e ka arritur gati një muaj pas afatit të caktua fillimisht.

Presidenti Biden parashikonte që të arrihej vaksinimi i 70 për qind të amerikanëve adultë deri më 4 korrik. Ai u premtoi qytetarëve se ky do të ishte një hap i madh drejt kthimit në normalitet. Megjithëse një muaj vonë, kjo shifër është lehtësim për punonjësit e shëndetësisë që po përballen aktualisht me një rritje të rasteve të nxitur nga varianti Delta.

Një ditë më parë, Florida theu rekordin e saj për shtrimet në spital të të sëmurëve me koronavirus. Me rritjen e numrit të të infektuarve, zyrtarët janë detyruar që t’u kthehen maskave dhe masave të tjera për të ndaluar përhapjen. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!