Harry Kane me shumë mundësi do të jetë goditja e madhe e kësaj vere. Sulmuesi anglez nuk është shfaqur në stërvitje me Tottenham.
Një sinjal i qartë që do të largohet nga londinezët, edhe pse ka kontratë. Kane ka rënë dakord me Manchester City për një kontratë 5-vjeçare.
Kane do të përfitojë 21 milion euro në sezon, ndërsa City po përgatit një ofertë zyrtare për Tottenham. Më shumë se 150 milion euro pritet të arkëtojë nga ky transferim. /abcnews.al