Chris Smalling dhe partnerja e tij po mundoheshin të harronin grabitjen e 16 prillit, ndërkohë që sërish kanë qenë shënjestër e hajdutëve.
Pak muaj më parë persona të armatosur u futën në shtëpinë e mbrojtësit të Romës dhe nën kërcënimin e armëve morën bizhuteri dhe ora Rolex të futbollistit.
Gjithçka kishte ndodhur në orë 05:00 të mëngjesit, me hajdutët që i vendosën armën në kokë gruas së futbollistit.
Ditën djeshme u tentua sërish e njëjta gjë, por plani i dy hajdutëve nuk ka shkuar si duhet. Kamerat i zbuluan ata dhe forcat e sigurisë ndërhynë dhe keqbërësit u larguan me vrap pa arritur ta kompletojnë misionin e tyre. /abcnews.al