Dita Evropiane e Përkujtimit të Holokaustit për sintit dhe romët: Më 2 gusht 1944, u vranë 4.300 njerëz në Aushvic-Birkenau. Tmerrin e persekutimit në të gjithë Evropën e reflektojnë zërat e viktimave.
“E dashur Banetla,” i shkruan Margarete Bamberger motrës së saj në Berlin, “më duhet të të njoftoj, se dy fëmijët e mi më të vegjël kanë vdekur”. Letra e saj u nxor fshehurazi nga i ashtuquajturi “kampi i ciganëve” në Aushvic-Birkenau në vitin 1943. Margarete Bamberger ishte atje me të shoqin Willin dhe fëmijët. Prindërit mbijetuan, të gjithë fëmijët vdesin.
Letra e saj është një nga 60 dëshmitë në portalin “Zërat e Viktimave”, që mund të lexohet në origjinal dhe të dëgjohen në gjuhën gjermane, angleze dhe rome. Shkencëtarët evropianë – të udhëhequr nga historiania Karola Fings – kanë mbledhur letra dhe thënie nga të persekutuarit e pakicave nga 20 vende.
E veçanta është se nuk janë autorët e krimit ata që flasin, por vetë sintit dhe romët, thekson Fings nga Qendra e Kërkimit të Antiziganizmit në Universitetin e Heidelbergut në një intervistë për DW. Tekstet u shkruan gjatë kohës së përndjekjes, ose pak më vonë, kur të dëmtuarit dëshmuan për krimet kundër pakicës së tyre dhe u përpoqën të nxirrnin autorët para drejtësisë.
Aushvic-Birkenau 1944: Vrasje të grave, fëmijëve dhe të moshuarve
Ashtu si fëmijët e Margarete Bamberger shumica e të burgosurve vdesin nga uria, sëmundjet dhe dhuna. Nata e 2 gushtit duke u gdhirë 3 gushti 1944 do të jetë “kulmi i tmerrshëm” i persekutimit racist të sintive dhe romëve, thotë Fings.
SS shkatërruan kampin e familjeve: ata çuan drejt vdekjes 4.300 njerëz, që ulërinin dhe qanin. Një ditë e tmerrshme e gjenocidit ndaj sintive dhe romëve, Porajmos. Parlamenti Evropian ka caktuar 2 gushtin si Ditën Evropiane të Përkujtimit të Holokaustit për sintit dhe romët.”
Edhe vajza e Zilli Schmidt u mbyt me gaz natën e vrasjeve në 1944: katërvjeçarja Gretel me gjyshërit, tezen dhe gjashtë fëmijët e saj. Ashtu si të burgosurit e tjerë të kampit të përqendrimit, që ishin në gjendje të punonin, nëna e Gretel transportohet pak më parë. Kur ajo vrapon nga treni për të shkuar te familja e saj, mjeku i SS Josef Mengele e detyron atë të kthehet në vagon, duke e goditur me shuplakë në fytyrë: “Ai më shpëtoi jetën, por me këtë nuk më bëri favor”.
Nga shtëpia katolike e fëmijëve në Aushvic
Franziska Kurzit ia kishin marrë fëmijët Otto, Sonja, Albert dhe Thomas dhe i kishin dërguar në një shtëpi fëmijësh. Që andej ata u deportuan.
Në vitin 1946 nëna i shkruan eprores së shtëpisë katolike të fëmijëve Shen Josef. Policia ishte informuar atë kohë verbalisht se “katër fëmijët e mi gjenden në Aushvic”. Ajo kishte pyetur: “Çfarë duan ata nga fëmijët e mi të shkretë?” Përgjigja e shkurtër: „T`i asgjësojnë”.
Otto, Sonja, Thomas dhe Albert vriten në Aushvic. Nga 39 fëmijë sinti në kujdesin e strehimores Shën Jozef, vetëm katër mbijetojnë. Kisha Katolike nuk i mbron ata.
Kjo dhe thirrjet e tjera për ndihmë nuk sjellin rezultat. Në të kundërt, thotë Karola Fings, ka shembuj në Jugosllavinë dhe Bashkimin Sovjetik e pushtuar “ku komunitetet myslimane mbronin romët, të cilët nuk u ekstraduan”.
Genocid në Evropë – shumë përtej Auschivit
Në ato vende, ku nacionalsocialistët përparojnë në Evropë, sintit dhe romët persekutohen dhe luftojnë për të mbijetuar. Shumë vriten, në kampe ose me pushkatime. “Kjo ndryshonte në varësi të politikës së pushtimit dhe partnerëve aleatë”, thotë Karola Fings.
Në Poloninë e pushtuar nga Gjermania përveç kampeve të shfarosjes janë të njohura rreth 180 vende masakrash. Edhe për Bashkimin Sovjetik dhe Jugosllavinë. “Shumica e viktimave nuk u vranë në kampe, por u pushkatuan në vend.”
Kroaci: “Ne ishim sjellë aty për të vdekur”
Josip Joka Nikoliç është muzikant: “Që kur ka lindur deri në vitin 1942 ka jetuar gjithmonë bashkë me familjen në fshatin Predavec.” Pastaj xhandarë dhe ustashë profashistë të shtetit të pavarur të Kroacisë (USK) hyjnë në shtëpi, marrin me vete familjen e tij dhe të romëve të tjerë, gjoja për t’i transferuar, “që nga burri më plak tek fëmija më i vogël”, gruaja e tij, vajza tetë muajshe, prindërit, vëllezërit dhe familjet e tyre. Ata transportohen në kampin e përqendrimit Jasenovac me vagonë bagëtish.
Nikoliç e kupton: “Ne u sollëm këtu për të vdekur”. Ai ndahet me forcë nga gruaja dhe fëmija i tij, dhe menjëherë pas kësaj dërgohet për ekzekutim me burra të tjerë. Ai arrin të shpëtojë dhe i bashkohet lëvizjes partizane të rezistencës. E gjithë familja e tij vdes në Jasenovac. Nikoliç dëshmon në vitin 1952 në procedurë penale kundër ministrit të brendshëm të USK, i cili është arratisur në Shtetet e Bashkuara.
Serbi: “Fëmija im më i vogël vdiq”
Në fund të tetorit 1941, tregon Milena Stankoviç, gjermanët rrethojnë lagjen e tyre në Beograd, kur “dy agjentë dhe dy xhandarë nga Shërbimi i Sigurisë Shtetërore Serbe hyjnë në banesën tonë”. Burri i saj dhe një vëlla janë punonjës të administratës së qytetit, thjeshtri i saj muzikant, një vëlla tjetër është punëtor. Të gjithë ata kanë fëmijë, të gjithë kanë nënshtetësi serbe. Burrat dërgohen në një kamp, deri 1.500 romë internohen. Disa ditë më vonë ata ekzekutohen jashtë qytetit.
Një muaj pasi u vranë burrat, edhe romnjat, gratë me fëmijët e tyre, hipen në kamionë nga pushtuesit gjermanë dhe autoritetet serbe dhe dërgohen në një kamp përqendrimi. Ata vuajnë nga të ftohtit ekstrem dhe uria. “Fëmija im më i vogël vdiq, sepse nuk mund ta ushqeja më me gji”, tregon Natalija Mirkoviç.
Kush mund të provojë se ka një vendbanim të përhershëm, lirohet më vonë, fqinjët ndërhyjnë për të ndihmuar. Të tjerët vriten së bashku me të burgosurit hebrenj. Kreu i administratës ushtarake gjermane në Serbi deklaron në gusht 1942, se Serbia ishte i vetmi vend, në të cilin “çështja e hebrenjve dhe e ciganëve” është “zgjidhur”.
Hungari: “Ai qëlloi me mitraloz fëmijën në bark”
Angela Lakatos është në muajt e fundit të shtatzanisë, ka konvulsione, kur 30 deri në 40 xhandarë vijnë në vendbanimin e romëve në Hungarinë perëndimore në shkurt 1945 dhe i nxjerrin ata jashtë. Kur ajo kërkon ndihmë, një xhandar i përgjigjet: “Ju duheni zhdukur”. 120 romë i mbyllin në një hambar. Ata kërkojnë ujë për fëmijët dhe si përgjigje rrihen.
Fillimisht largojnë burrat, pastaj gratë e reja. Një grua që është po ashtu shtatzënë nuk mund të ecë. Njëri xhandar e rrah, tjetri “i nxjerr fëmijën nga barku me mitraloz”. Lakatos dhe të tjerët çohen te një gropë: “Atje pashë babanë tim të shtrirë të vdekur dhe dy vëllezërit e mi. Unë vetë gjysmë u hodha, gjysma rashë në gropë”.
Kroaci: “Ne ishim sjellë aty për të vdekur”
Josip Joka Nikoliç është muzikant: “Që kur ka lindur deri në vitin 1942 ka jetuar gjithmonë bashkë me familjen në fshatin Predavec.” Pastaj xhandarë dhe ustashë profashistë të shtetit të pavarur të Kroacisë (USK) hyjnë në shtëpi, marrin me vete familjen e tij dhe të romëve të tjerë, gjoja për t’i transferuar, “që nga burri më plak tek fëmija më i vogël”, gruaja e tij, vajza tetë muajshe, prindërit, vëllezërit dhe familjet e tyre. Ata transportohen në kampin e përqendrimit Jasenovac me vagonë bagëtish.
Nikoliç e kupton: “Ne u sollëm këtu për të vdekur”. Ai ndahet me forcë nga gruaja dhe fëmija i tij, dhe menjëherë pas kësaj dërgohet për ekzekutim me burra të tjerë. Ai arrin të shpëtojë dhe i bashkohet lëvizjes partizane të rezistencës. E gjithë familja e tij vdes në Jasenovac. Nikoliç dëshmon në vitin 1952 në procedurë penale kundër ministrit të brendshëm të USK, i cili është arratisur në Shtetet e Bashkuara.
Serbi: “Fëmija im më i vogël vdiq”
Në fund të tetorit 1941, tregon Milena Stankoviç, gjermanët rrethojnë lagjen e tyre në Beograd, kur “dy agjentë dhe dy xhandarë nga Shërbimi i Sigurisë Shtetërore Serbe hyjnë në banesën tonë”. Burri i saj dhe një vëlla janë punonjës të administratës së qytetit, thjeshtri i saj muzikant, një vëlla tjetër është punëtor. Të gjithë ata kanë fëmijë, të gjithë kanë nënshtetësi serbe. Burrat dërgohen në një kamp, deri 1.500 romë internohen. Disa ditë më vonë ata ekzekutohen jashtë qytetit.
Një muaj pasi u vranë burrat, edhe romnjat, gratë me fëmijët e tyre, hipen në kamionë nga pushtuesit gjermanë dhe autoritetet serbe dhe dërgohen në një kamp përqendrimi. Ata vuajnë nga të ftohtit ekstrem dhe uria. “Fëmija im më i vogël vdiq, sepse nuk mund ta ushqeja më me gji”, tregon Natalija Mirkoviç.
Kush mund të provojë se ka një vendbanim të përhershëm, lirohet më vonë, fqinjët ndërhyjnë për të ndihmuar. Të tjerët vriten së bashku me të burgosurit hebrenj. Kreu i administratës ushtarake gjermane në Serbi deklaron në gusht 1942, se Serbia ishte i vetmi vend, në të cilin “çështja e hebrenjve dhe e ciganëve” është “zgjidhur”.
Hungari: “Ai qëlloi me mitraloz fëmijën në bark”
Angela Lakatos është në muajt e fundit të shtatzanisë, ka konvulsione, kur 30 deri në 40 xhandarë vijnë në vendbanimin e romëve në Hungarinë perëndimore në shkurt 1945 dhe i nxjerrin ata jashtë. Kur ajo kërkon ndihmë, një xhandar i përgjigjet: “Ju duheni zhdukur”. 120 romë i mbyllin në një hambar. Ata kërkojnë ujë për fëmijët dhe si përgjigje rrihen.
Fillimisht largojnë burrat, pastaj gratë e reja. Një grua që është po ashtu shtatzënë nuk mund të ecë. Njëri xhandar e rrah, tjetri “i nxjerr fëmijën nga barku me mitraloz”. Lakatos dhe të tjerët çohen te një gropë: “Atje pashë babanë tim të shtrirë të vdekur dhe dy vëllezërit e mi. Unë vetë gjysmë u hodha, gjysma rashë në gropë”.Ajo hedh shaminë mbi kokë, “që të mos shohë se çfarë do të ndodhë. Por pastaj të shtënat filluan të binin”. Ajo goditet tetë herë në krah, këmbë dhe bark. Të tjerët bien mbi të, trupat e tyre ia presin plumbat. Disa orë më vonë, ajo ngjitet e del nga gropa.”
Angela Lakatos mbijeton e plagosur rëndë, ajo humbet të gjithë familjen dhe fëmijën e saj të palindur. Pas përfundimit të luftës ajo dëshmon kundër oficerit komandues József Pintér. Pintér dënohet si kriminel lufte dhe ekzekutohet në shtator 1948 – një nga autorët e paktë, që dënohen për krimet e kryera kundër romëve.
Romët në Evropën Lindore ishin të përjashtuar nga kompensimi
Në Gjermani gjenocidi është mohuar për dekada. Një traumë e mëtejshme për të mbijetuarit, por që rëndon edhe brezin e dytë dhe të tretë, thotë Karola Fings. Historiania ka qenë anëtare e komisionit të pavarur për anticiganizmin. Përveç pranimit në mënyrë të qartë të gjenocidit dhe sqarimit nga një komision i së vërtetës, ajo thotë se duhet të ketë edhe kompensim material, jo vetëm në Gjermani: “Kjo prek ata, që jetojnë në vende të tjera sidomos në Evropën Lindore, të cilët pas 1945 u përjashtuan plotësisht nga kompensimi.”/DW